Alimehmeti: Na mungojnë dozat, vaksinimi me ritme shumë të ulëta
Mjeku Ilir Alimehmeti në një intervistë për Ora News ka folur në lidhje me pritshmërinë e situatës pandemike në vendin tonë.
Alimehmeti ka thënë se vaksinimi po ecën me ritme shumë të ulëta, teksa shton se nëse procesi i vaksinimit nuk jep rezultat duhet të punojmë dhe me prioritizimin.
Alimehmeti: Ritmet janë shumë të ulëta, të shpresojmë që do të rriten. Sepse varen nga numri i vaksinave që janë disponible në qytet dhe më pas varen nga shpejtësia me të cilën ne i bëjmë këto. Ritmi është shumë i avashtë dhe nuk i përafrohet dot asaj shifrës së rëndësishme rreth 70% që na duhet në efekt kohe. Deri më tani jemi rreth më pak se 1% e popullatës që ka kryer vaksinën. Duhet të ecim shumë më shpejt, sepse duhet se s’bën ti dalim vjeshtës tjetër përpara. Ne e pamë që vjeshta dhe dimri shkaktojnë këtë rritje shumë të lartë. Nëse kemi akoma mungesa duhet të fillojmë me prioritizimin se te cilët persona dhe te cila kategori na bën më shumë sens dhe ka më shumë evitime dhe infektime, e si rrjedhojë dhe të vdekjeve. Prioritizimi jo detyrimisht është i udhëhequr nga etika.
Ne duhet të kemi sa më shpejt sa më shumë vaksina. Ne jemi një popull aq i vogël sa që 70% e arrijmë shumë shpejt. Nuk e kemi problemin këtu, por e ne sot që flasim na mungojnë fizikisht vaksinat. Shifra më e lartë si parti hyrëse ka qenë rreth 38 mijë. Ne na duhen të paktën 4 milionë që të arrijmë 2 milionë të vaksinuar me 2 doza. 38 mijë përbëjnë rreth 1.2% të dozave totale që na duhen.