Alizoti debat me deputetin e Ramës: Jeni servilosur për pushtet, t’ju vijë turp

Tomor Alizoti ka debatuar me deputetin e Partisë Socialiste Ervin Bushati për krizën politike në të cilën ndodhet vendi.

Të ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Alizoti tha se Kryeministrin Edi Rama e sheh si një njeri të rrezikshëm pas të cilit servilosen të tjerët për pushtet.

Tomor Alizoti: Në Shqipëri gjithmonë ka pasur njerëz që i janë servilosur diktatorëve dhe në sytë e mi z.Rama është një njeri shumë i rrezikshëm. Jeni servilosur atje për çik pushtet, një njeriu të rrezikshëm atje që ka marrë gjithë pushtetin, e nesër po merr…

Swiss Digital Desktop Reklama

Ervin Bushati: Të dalim me pushkë dhe të djegim Shqipërinë?

Swiss Digital Mobile Reklama

Tomor Alizoti: Kush po ta djeg Shqipërinë? A i more të gjitha? Tani i morët zgjedhjet, i bëtë të gjitha vetë dhe ktheheni akoma pas 100 vjetësh, fajin e ka Saliu. T’ju vijë turp!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?