Alket Hyseni debat me Dashamir Shehin: Nuk është më si në kohën e rrumpallës, në Kryeministri…
Deputeti i PS Alket Hyseni dhe kreu i LZHK Dashamir Shehi kanë debatuar me njëri-tjetrin, teksa flitej për ligjin antishpifje.
Hyseni tha se nuk është më si në “kohën e Rrumpallës”, ndërsa Shehi u përgjigj se në Kryeministri ka njerëz të punësuar vetëm për të bërë pëlqime e komente te Rama.
Alket Hyseni: Nuk është më si në kohën e rrumpallës.
Dashamir Shehi: Ju keni 100 emra falso. Njëri e ka Jovan. Në mëngjes në zyrat e kyeministrisë, paguhen për pëlqime dhe komente.
Alket Hyseni: Shumica atje kanë qenë edhe në kohën tuaj. Në kryeministri punojnë zyrtarë të shtetit. Këta që kanë FB falso, me këtë ligj bllokohen. Gjykata e thotë se ku e di ti që është falso. Po bëjmë reformën zgjedhore dhe po ë bëjmë bashkë. Hajde ta kalojmë bashkë edhe këtë projekt-ligj.