Alkool e shpejtësi, policia bën “namin” në Tiranë, 8 shoferë në pranga

Policia Rrugore e Tiranës godet një rast tjetër të mitëdhëniës, ndërsa ka arrestuar 8 drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme duke përfshirë alkoolin e shpejtësinë tej normave.

Në funksion të patrullimeve dhe kontrolleve me përzgjedhje për personat që drejtojnë mjetet pas përdorimit të alkoolit, dhe shkeljet e tjera që janë burim i shtuar për aksidente, rrugoret e kryeqytetit po vijojnë patrullimet dhe verifikimet e shtuara në të gjithë territorin, ku vetëm gjatë 48 orëve të fundit, janë: arrestuar ne kushtet e flagrancës 8 drejtues mjetesh, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 4 të papajisur me leje drejtimi dhe 1 për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Pezulluar 40 leje drejtimi nga të cilat 6 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 30 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 4 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Swiss Digital Desktop Reklama

janë proceduar administrativisht 42 drejtues mjetesh për qarkullim me mjete me xhamat e parë të errësuar; proceduar administrativisht 6 drejtues mjetesh për sisteme shtesë pamore dhe zanore; vendosur 1 250 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia Rrugore apelon për kujdes të shtuar në fundjavë dhe më shumë durim nga të gjithë përdoruesit e rrugës, kryesisht nga drejtuesit e mjeteve që kane si destinacion zonat bregdetare, të cilët duhet të zgjedhin orare dhe rrugë alternative të përshtatshme, jo pikun e trafikut, dhe të shmangin sa të mundin rrugët në të cilat po bëhen punime të ndryshme.

Alkool e shpejtësi, policia 'namin' në Tiranë, 8 shoferë në pranga

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?