Alkooli nuk e lufton virusin! Mjeku: Janë shtuar edhe rastet e përdorimit të drogës, por kjo nuk të mbron

Situata ku ndodhemi është e vështirë për të gjithë ne. Por më e vështirë është për personat e varur nga alkooli apo droga.

Duke menduar se i arratisen realitetit, ata e kanë shtuar konsumin e tyre. Për më tepër flet shefi i shërbimit të varësive në QSUT, doktor Shpëtim Doksana.

Doktor çfarë po ndodh? Nga vëzhgimet tona kemi parë nëpër qoshe lagjesh, shishe dhe kanaçe alkooli, që konsumohen këto ditë.

Shpëtim Doksani, mjek për varësitë: Po, është e vërtetë që ka shtim të rasteve. Këtë e shohim nga qindra telefonatat që kemi marrë këto kohë. Janë shumëfishuar. Por ne nuk mund t’i shtrojmë të gjithë në spital. i mbetet familjes që të merret me ta. Ndërkohë që, nën efektin e alkoolit ata bëhen të dhunshëm dhe problematikë si në familje edhe me fqinjët. Alkooli të shton ankthin dhe depresionin.

A ndihmon alkooli në frenimin e Koronavirusit?
Jo absolutisht, madje personat mund të bëhen burim për përhapjen më të madhe të tij, me veprimet e papërgjegjshme.

Po me substancat psikotrope çfarë po ndodh?
Kokaina, hashashi dhe alkooli vazhdojnë të përdoret këto kohë. Dhe këtë e konstatojmë nga telefonatat e shumta të familjarëve.

Në morinë e videove virale që qarkullojnë nëpër rrjetet sociale është edhe kjo, me përmbajtje alkoli.

Videoja e djalit që bën cin-cin me veten para pasqyrës.
Megjithatë ajo që kanë theksuar dhe vazhdojnë të nënvizojnë mjekët është, se alkooli nuk të shpëton nga Koronavirusi.

SHKARKO APP