Alkoolizmi te femrat, psikologët tregojnë pse rastet po shtohen. Pak ditë më parë motra vr*au motrën e alkoolizuar

Pak ditë më parë, motra vrau motrën e alkoolizuar në kushtet e vetëmbrojtjes sipas dëshmisë së saj, ka sjellë në vëmendjen tonë një problematikë që ne përpiqemi ta mbajmë të izoluar, femrat e alkoolizuara.

“Është një fenomen që nëse flasim për femrat e alkoolizuara, përpiqemi ta mbajmë brenda mureve të shtëpisë dhe të mos merret vesh nga të tjerët, dmth familjet përpiqen ta fshehin dhe të mos kërkojnë ndihmë, apo kërkojnë ndihmë shumë vonë për një grua të alkoolizuar. Është një fenomen që ndoshta njerëzit mendojnë se u përket vetëm meshkujve, por kjo nuk është e vërtetë. Dhe konsumimi i alkoolit më pas sjell mungesë përqendrimi, mungesë rendimenti në punë, mungesë organizimi brenda familjes.

Ti nuk je më e aftë të kujdesesh për familjarët e tu. Nëna nuk kujdeset dot për fëmijët e vet. Kemi patur raste që divorci ka ndodhur specifikisht për shkaqe që lidheshin me konsumimin e alkoolit nga gruaja. Ka një dallim mes femrave që pinë alkool në ambiente publike dhe atyre që konsumojnë në shtëpi. Janë rritur rastet e femrave që kanë varësi nga alkooli dhe e konsumojnë atë brenda në shtëpi.

Kemi patur rastin e një gruaje pak kohë më parë që kishte aq varësi saqë familjarët i fshihnin alkoolin, rakinë. Rastet e femrave të alkoolizuara nuk zgjidhen duke i mbyllur dhe mbajtur të fshehta, por duke kërkuar ndihmë dhe duke i referuar tek specialistët”, shprehet Valbona Treska, psikologe gjykate dhe presidente e Urdhrit të Psikologëve të Shqipërisë.

SHKARKO APP