“Alo, Edi Jam”, Qytetarja: Jam shumë mirë, por na jep leje! Rama: Na falni se ka patur problem linja

Kryeministri Rama si çdo ditë ka përcjellë shqetësimet që janë hasur në platformën “Shqipëria që duam”.

Rama deklaroi se ka patur shumë telefonata të cilat kanë hasur edhe në problematikë pasi nuk kanë marrë përgjigje por kjo për shkak të linjave që nuk kanë punuar si duhet.

Ndërkohë Rama tha se derisa situata me portalin të normalizohet, policia të jetë mirëkuptuese dhe të mos aplikojë menjëherë masat që janë diktuar në aktin normativ të situatës së emergjencës.

“Të dhënat nga terreni i luftës po na japin të drejtë të gjithëve, ne që po rezistojmë, ashtu sikundër procesi i platformës ka sjellë një ndërveprim shumë intensiv. Kam mbajtur shënim rastet që iu mbani asistencë. Janë të panumërta rastet po unë po i risjell për të thënë se çfarë spektri mbulojmë. Kemi komunikuar me 16 mijë 172 telefonata të cilat janë menaxhuar nga stafi ynë prej 200 personash. Kemi zgjidhur disa raste të cilat kanë patur nevojë për ndihmë në këtë situatë. Më lejoni tju kërkoj ndjesë të gjithë atyre që kanë patur probleme me aplikimin në e-albania por kanë ardhur si arsye e mos funksionimit të linjave. Policia e shtetit për momentin të jetë pak mirëkuptuese dhe e arsyeshme e të mos aplikojnë menjëherë masat”.

Biseda me qytetaren

Rama: Si je?
Qytetarja: Shumë mirë
Rama: Sa më gëzove. Ke aplikuar këtu për arsye familjare.
Qytetarja: Dua të marr leje për të dalë se kam mamanë e moshuar dhe e kam te pallati ngjitur, dua të bëj pazare dhe t’ia çoj.
Rama: Këtë mund ta bësh në kohën që ke në dispozicion. Do të marri kryetari i bashkisë dhe të sqarojë se si të aplikosh për leje.

SHKARKO APP