Alpha Bank Albania dhuron nje pajisje X-ray per foshnjet

 

Alpha Bank Albania në bashkëpunim me Fondacionin “Nëna dhe Fëmija” dhuroi pranë Maternitetit të Vjetër Mbretëresha Geraldinë, një pajisje X-ray. Foshnjet pas lindjes i nënshtrohen një kontrolli X-ray për problematika të mundshme. Në mungesë të kësaj pajisje, doktorat ishin të detyruar ti transferonin foshnjet në ambiente të tjera, dicka totalisht jo praktike. Tashmë ata mund t’i vizitojnë foshnjet në vendin ku ato lindin.

Z. Periklis Drougkas, Drejtor i Përgjithshëm i Alpha Bank Albania, pasi përmendi dhe përgëzoi disa iniciativa të ndërmarra në sektorin e shëndetësisë dhe arritjet e tyre gjatë dy dekatave të fundit, tha: “Sot, ne po ndërmarrim një hap më shumë në mbështetje të sektorit të shëndetesisë, me një interes të madh në përkujdesin e foshnjeve. Pajisja X-ray që ne po dhurojmë sot në spital, në bashkëpunim me Fondacionin “Nëna dhe Fëmija”, do të forcojë kapacitetet e personelit shëndetësor për të monitoruar rritjen e fëmijës, dhe trajtimin e parametrave jetësorë të foshnjeve. Alpha Bank Albania, me krenari beson në ndikimin e Përgjegjësise Sociale dhe është duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për t’i dhënë akses në kujdesin shëndetësor investimit më të rëndësishëm të brezit tonë, i cili është brezi i ardhshëm.

Alpha Bank Albania ka bërë shumë sponsorizime në dobi të sistemit Shëndetësor, siç janë blerja e makinerive dhe pajisjeve të nevojshme për spitalet ose rinovimi i plotë i dhomave të urgjencës. Në shtator, Alpha Bank Albania do të dhurojë një pajisje mamografie në kuadër të luftës kundër kancerit të gjirit, e cila jo vetëm mbështet proçesin e kontrollit po gjithashtu synon rritjen e ndërgjegjësimit të femrës, për të parandaluar sëmundje të tilla të tmerrshme nëpërmjet diagnozave të hershme.

Z.Periklis Drougkas përfundoi fjalinë duke thënë: “Përkujdesi shëndetësor është një e drejtë njerëzore thelbësore, ndërkohë që sëmundjet nuk njohin kufi. Si pjesëtarë të komunitetit të Shqipërisë, Alpha Bank Albania dhe Unë do të vazhdojmë të  përkrahim besimin në “Shëndet për të gjithë”.

SHKARKO APP