Alpha Bank – Së bashku dhurojmë jetë!

 

Alpha Bank Albania në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, organizoj në datën 10 Qershor për të pestin vit rradhazi, Ditën e Dhurimit të Gjakut.

Znj. Brunilda Isaj, Anëtare e Drejtorisë Ekzekutive të Alpha Bank tha: “Alpha Bank gjithmonë I bashkohet nismave të tilla, që synojnë mirëqënien e bashkëqytetarve. Angazhimi prej 5 minutash në total për të dhuruar 300 – 400 ml gjak nuk është asgjë në krahasim me përfitimin e këtij gjesti human. Kjo është një çështje sociale dhe të gjithë duhet të angazhohemi për të. Ne, Alpha Bank dhe përgjergjësia sociale e cila është element i pandashëm e kulturës sonë korporative, dëshirojmë të inkurajojmë të gjithë të dhurojnë rregullisht gjak. Kryqi I Kuq Shqiptar për të motivuar më tej komunitetin, ofron si një gjest simbolik analiza gjaku falas për të gjithë pjesmarrësit e kesaj nisme.

 

Sipas Kryqi te Kuq, janë 600 femijë të prekur nga sëmundja e talasemisë, të cilët kanë nevoj për të marrë gjak çdo 3 javë. Fatkeqsisht, prindërit e tyre nuk mund t’ju japin pasi janë bartës të asaj. Përveç kësaj, kemi pacient me tumorë, leucemi dhe sëmundje të tjera, për të mos përmendur nevojat emergjente për gjak të cilat vijnë nga aksidentet të pa planifikuara.

 

Përveç thirjes që bënë në TV dhe shtyp, Alpha Bank përdor dhe rrjetet sociale siç është Facebook për të komunikuar rëndesinë e dhuirimit të gjakut. Dje u lançua një fushatë me slogan “Unë dhuroj 5 minuta nga jeta ime! Po ti?

SHKARKO APP