Kreu i SPAK, Altin Duman sqaron se nuk ka përmendur emër prokurori për kërcenim

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka deklauar ditën e sotme se krimi i organizuar ka kërcënuar me jetë familjen e një prokurori, por sipas tij prokurorët janë të përgatitur për t’u bërë ballë këtyre situatave.

Krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori. Më shqetëson kërcënimi nga krimi i organizuar, jo kërcënimi nga politika. Ne kemi bërë llogari që mos kthehemi, sepse kjo është detyra jonë të hetojmë. Prokurorët janë imunë, janë të gjithë të përgatitur që t’i përballojnë këto situata, por në fund të fundit e kemi zgjedhur vetë këtë detyrë“, ka deklaruar kreu i SPAK-ut Altin Dumani sipas mediave, por vetë kreu i SPAK në një reagim për Euronews Albania, sqaron deklaratën e bërë, ku tha se nuk përmendi një kërcënim konkret që i është bërë ndonjë prokurori të SPAK.

Ai sqaron për Euronews Albania se deklarata e tij u bë në kontekstin se prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, nuk ndihen të shqetësuar për kërcënimet që vijnë nga politika, por për kërcënimet nga krimi i organizuar.

 

SHKARKO APP