Altin Lala thirrje Brajan Grudës: Eja te Shqipëria. Ka shpresë për ndeshjen me Spanjën
Altin Lala, ish-kapiteni i kombëtares, thotë se ekipin e pret një ndeshje shumë e vështirë ndaj Spanjës, por sërish ai theksoi se ka shpresa. Po ashtu Lala riktheu edhe njëherë shpresën se Brajan Gruda mund të luajë me Shqipërinë edhe pse u grumbullua nga Gjermania në fazën përgatitore para Europianit.
“Dëgjoj edhe spekulime që po fitoi sot Spanja ndaj Italisë do të aktivizojë ata që nuk kanë luajtur me Shqipërinë, por ata do të jenë edhe më të motivuar. Nuk do të jetë e lehtë pasi mënyra sesi spanjollët luajnë, është shumë e vështirë për ne.
Shpresoj të mos kem të drejtë, por është skuadra më e vështirë me të cilën ne do të ndeshemi në këto eliminatore. Unë sërish kam një ndjenjë pozitive. Ndoshta edhe trajneri mund ta freskojë pak skuadrën. Arbër Hoxha më ka pëlqyer në të gjitha ndeshjet. Ai e tërheq skuadrën përpara. Një kundër një është shumë i rrezikshëm dhe këtë e pamë edhe ndaj Kroacisë”, tha Lala.