Altin Prenga i ”Mrizit të Zanve”: Dështuam me kultivimin e orizit, nuk kemi ujë dhe shkak është koncesioni që qeveria…
Altin Prenga thotë se ka dështuar kultivimi i orizit. Në një postim në rrjete sociale, Prenga i ”Mrizit të Zanave”, shkruan se ky do jetë viti i fundit që do e mbjellin orizin pasi janë lodhur duke luftuar. Përse dështoi kjo iniciativë? Prenga tregon se shkak është bërë një koncesion i dhënë nga qeveria e vitit 2010, që asaj kohe drejtohej nga Sali Berisha.
Postimi i plotë
Dështuam këtë vit me orizin dhe do jetë viti i fundit që do e mbjellim sepse jemi lodhur duke luftuar! Do i qëndrojmë orizit kinez sepse kështu është ndërtuar sistemi jonë.
Kjo sepse dikush nga qeveria e asaj kohe në vitet 2010 dha një koncesion një kompanie Austriake ku miliona metër kub ujë që derdhen në Zadrimë nga hidrocentrali i vaut të dejës dhe që përdoreshin verës për vaditje tani nuk mund të përdoret më asnjë pikë ujë në shtator. Koncesioni është një turp, kuptoj uji i tepër por që t’i hiqet bujqësisë është një krim.
Falënderoj shumë mikun tim profesor Filip Haxhari që na ka mbështetur në këtë nismë dhe i kërkoj ndjesë me përulësi. Në Itali ku ai drejton institutin më prestigjioz të europës me një skuadër mbi 40 shkencëtar dhe ku banka e tyre gjenetike kishte fara të vitit 1880.
KOHA JONË SONDAZH







