Altin Tola flet për tragjedinë: Merita ende nuk di lajmin

Merita Tola ende nuk e di se nëna, vëllai dhe motra e saj më e madhe, kanë ndërruar jetë më 14 shkurt në banesën e tyre, ku 16-vjeçarja mbijetoi. Sipas ekspertizës paraprake, Rajmonda 44-vjeç, Fatjoni dhe Rudina, ndërruan jetë si pasojë e asfiksisë nga tymi i përhapur nga soba me dru. Administratori i njësisë administrative të Ostrenit, në Bulqizë, ku jeton familja Tola, Altin Tola tregon çfarë pa në momentin e parë kur u gjend në banesë. Ai thotë se nuk ka ndjerë asnjë aromë të dyshimtë në banesë, as gazi dhe as tymi, teksa shprehet se vetë ai mendon që mund të jetë ndonjë helmim nga ushqimi.

“Vajza rezulton që është për momentin më mirë seç ishte atë ditë. Ajo akoma nuk e di që kanë humbur jetën nëna dhe vëllai dhe motra e saj. Akoma nuk dihen shkaqet, pasi është bërë autopsia nga organet e shëndetësisë, edhe vajza është marrë në pyetje, por ajo është e trishtuar dhe nuk është në gjendje ta përballojë këtë situatë. Aktualisht nuk ka dhënë ndonjë argument. Në momentin që shkova tek shtëpia, tre personat e tjerë kishin ndërruar jetë. Dy kunatat e Rajmondës vajzën e kishin gjetur aty, kanë njoftuar policinë. Dy infermiere dhe shoferi i ambulancës kanë shkuar në shtëpi dhe kanë parë që të nëna, vajza dhe djali kishin ndërruar jetë dhe kishin parë Meritën që akoma ishte gjallë dhe kanë ndërhyrë për ndihmën e parë. Kur kanë ikur fëmijët e saj për në shkollë, kunata që e ka një fëmijë shokë klase me Fatjonin, ka kuptuar mungesën. Unë i kam pasur në kujdestari, se kam qenë mësues, ndjej një dhimbje tepër të madhe, sepse unë i kam edhe njerëzit e mi, janë kushërinjtë e mi. Atë natë kanë qëndruar deri vonë tek kunata, djali dhe nëna por darkën e kanë ngrënë në shtëpinë e tyre ku i prisnin vajzat, që ishin duke pjekur bukë tek soba e druve. Edhe bukët u gjetën, njëra e nxjerrë dhe tjetra sipër sobës, një pjesë. Të gjithë janë gjetur në një dhomë, tek kuzhina në pozicione të ndryshme”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?