Altin Toska: Më 21 Qershor votoni masivisht

Shtërmeni ka qenë stacioni i parafundit elektoral i kandidatit të koalicionit  “Aleanca për Shqipërinë Europiane”  për Bashkinë e Cërrikut  Altin Toska. Toska u premtoi banorëve se pas 21 qershorit  të gjitha problemet si punësimi, strehimi, arsimimi, infrastruktura rrugore e bujqësore, ujësjellësi si dhe sporti do të jenë prioritet i bashkisë së re.

Pas 21 qershorit programi ynë për rininë do të jetë punësimi dhe shkollimi. Me 21 qershor të votoni që Bashkisë së Cërrikut që fshatit të Shtërmenit t’i japim dinjitet që për shumë kohë i ka munguar”.

Gjatë takimit me banorët Toska u shoqërua edhe nga dy ministrat Haxhinasto dhe Gjiknuri sipas së cilëve ai është personi i duhur i cili do të sjellë ndryshimin dhe zhvillimin për Cërrikun dhe zonat përreth.

“Infrastruktura dhe gjithçka e mirë do të ndodhë prandaj vota për Altinin duhe të jetë masive”, tha Gjiknuri.

Kurse Edmond Haxhinasto shtoi se është alternativa e vetme për këto 4 vite që mund t’i ndryshojë jetën çdo qytetari dhe Bashkisë së re të Cërrikut.

 

SHKARKO APP