Altin Toska: Më shumë rëndësi ka standardi, sesa vetë rezultati

Kandidati i koalicionit të majtë për bashkinë e Cërrikut, Altin Toska, teksa votoi paraditen e sotme, i ftoi publikisht qytetarët që të votojnë, për të shprehur atë që mendojnë.

“Dua të falenderoj të gjithë qytetarët, komisionerët, si dhe forcat e rendit për këtë ditë sot, pasi është një akt qytetarie ndaj dua t’i falënderoj me gjithë zemër”, tha ai.

Duke shtuar se kërkon të përshëndesë edhe të gjithë ata që votojnë për herë të parë.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të ndërgjegjësohen për të votuar, pasi vota e tyre është shumë e rëndësishme.Unë besoj se çdo gjë do të shkojë mirë në këtë fushatë, siç është thënë dhe më parë ku qytetarët e japin me votën e tyre, mendimin mbi drejtimin e tyre që duan të çojnë vendin.  Për mua më tepër ka rëndësi standardi në këto zgjedhje, sesa vetë rezultati”, përfundoi Toska.

 

SHKARKO APP