ALUIZNI: Respektoni afatet për çertifikatat e pronësisë, ndryshe digjeni!

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame paralajmëroi nga Durrësi se asnjë qytetar, i cili nuk bëhet pjesë e procesit të legalizimeve brenda afatit të paracaktuar, nuk do të ketë mundësi të pajiset me çerfitikatë pronësie.

I shoqëruar nga ministrja e Zhvillimit Urban, Englantina Gjermeni, Lame dha lejen numër 10 mijë, në Durrës.

– “Askush nuk ka të drejtë  të luajë me ata 400 mijë qytetarë që kanë aplikuar. Kanë një afat të fundit dhe nuk mund të bëhen më lojëra,” – Artan Lame.

Ministrja Englantina Gjermeni shpjegoi se pas përfundimit të procesit të legalizimit do të vijohet me urbanizimin e zonave informale. – “Procesi i legalizimit do të jetë hapi i parë i urbanizimit të këtyre zonave,” – theksoi Gjermeni.

Në Durrës mbeten problematike 500 objektet e ndërtuara në zonën A të qytetit, në zonën arkeologjike dhe ato të kërcënuara nga fenomeni i erozionit, të cilat nuk do të përfshihen në procesin e legalizimeve

SHKARKO APP