ALUIZNI: Të paktën 29% e objekteve informale të palegalizueshme

Legalizimi i ndërtimeve informale është një proces që po vijon me një ritëm të qëndrueshëm. Kjo është një nismë që është mbështetur nga qeveria me rigorozitet dhe mendohet se procesi i legalizimt do të përfundojë së shpëjti. Kjo mbështetet edhe nga raportimi i dhjetëra mijëra legalizimeve ose përfundimit të këtij procesi në zona të caktuara të vendit.

Sidoqoftë, sipas një vlerësimi të bërë nga ALUIZNI (Agjencia e Legalizimit dhe Urbanizimit të Integrimit të Zonave informale) në fund të vitit 2018, rreth 29% e objekteve të ndërtuara në mënyrë informale në Shqipër janë të palegalizueshme për shkak të shkeljeve të rënda të ligjit të cilat nuk mund të amnistohen. Numri total i aplikimeve të regjistruara në gjithë vendin deri në fund të vitit 2018 është 323.082,  ndër të cilat, sipas ALUIZNI-t,  228.951 të legalizueshme dhe  94.131 të palegalizueshme.

Në raportin e ALUIZNI-t theksohet: “Mbi bazën e një studimi analitik të bërë për cdo qark, është vlerësuar se nga numri i përgjithshëm i ndërtimeve të përfshira në proces, një kontigjent prej 94.131 ndërtimesh, nuk mund të vijojnë procedurat me legjislacionin aktual pasi nuk plotësojnë kriteret për t’u legalizuar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, po sipas këtij raporti, finalizimi i procesit në dhënien e lejeve të legalizimit ka ecur me ritme relativisht të kënaqshme, me një mesatare mujore prej rreth 2.500 leje. Me performancën më të mirë paraqiten Qarku Tiranë, Fier, Durrës dhe Vlorë me respektivisht 9533; 4556, 3554 dhe 3320 leje legalizimi./ Scan

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?