AMA, kritere shtesë për mediat me karakter fetar

 

Subjektet që do të aplikojnë për liçencë të transmetimit audio të komunitetit me karakter fetar, nga 25 nëntori, Autoriteti i Mediave Audiovizive do t’u këkojë gjatë shqyrtimit të dokumentacionit edhe informacione nga 5 institucione të tjera.

Kjo është vendosur në projektrregulloren për dhënien e liçencave të transmetimit audio të komunitetit. Në nenin 13, pika 4 renditet si kusht edhe verifikimi/informacioni për aplikuesit që kërkojnë liçencë.

Kjo gjë do t’i kërkohet Komitetit Shtetëror të Kulteve, Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, Avokatit të Popullit, Shërbimit Ifnromativ dhe Policisë së Shtetit.

Ndërkohë që projektrregullorja vendos si kusht edhe të drejtën që ka AMA për të kërkuar burimet financiare, detyrim ky që duhet të përmbushet nga subjekti brenda tremujorit të parë të çdo viti, në rast se ai liçencohet për këtë shërbim.

SHKARKO APP