AMA zhvillon aktivitet në Ditën Botërore të Radios
Në mjediset e Autoritetit të Medias Audiovizive, AMA, u zhvillua të enjten paradite (13.02.2020) aktiviteti mediatik “Sfidat e radios në erën dixhitale”, në kuadër të Ditës Botërore të Radios.
Prezentë ishin përfaqësues nga redaksitë radiofonike, publike dhe komerciale, nga shoqatat e medias, Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës, OSBE-ja, institucione të ndryshme publike si dhe shoqëria civile.
Diskutimi, që u zhvillua brenda ekspozitës pamore “Retro”, u përqëndrua më shumë tek sfidat e radios në kushtet e zhvillimit të vrullshëm teknologjik dhe përha[pjes në shkallë të gjerë të interentit.
Si dhe në vende të tjera të globit, përmes aktiviteteve në Ditën Botërore të Radios, synohet më shumë që të tërhiqet vëmendje ndaj rolit dhe ndikimit të këtij mediumi në shoqëri, të nxitet përshtatja e performancës së redaksive në rrethanat e multimedias dhe konvergjencës, të cilat kanë ndryshuar rrënjësisht dhe sjelljen e përfshirjen e audiencave në produktin mediatik.
Ekspozita pamore “Retro” do të qendrojë e hapur në mjediset e AMA-s deri të enjten tjetër, 20.02.2020.
13 Shkurti është caktuar si Dita Botërore e Radios nga UNESCO në kujtim të datës së themelimit të Radios së Kombeve të Bashkuara në vitin 1946. Në Shqipëri për herë të parë kjo ditë është kremtuar zyrtarisht më 13 Shkurt 2014 dhe për çdo vit më pas janë organizuar aktivitete të ndryshme informuese dhe sensibilizuese
KOHA JONË SONDAZH

