“Amanet fëmijët”, gruaja në Berat i jep fund jetës duke pirë fotoksinë

Një tjetër rast i vetëvrasjes ka ndodhur në vendin tonë. Një 41-vjeçare nga Berati, me iniciale SH.K, i ka dhënë fund jetës duke pirë fotoksinë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, ku mësohet se para se të pinte helmin ajo i ka dërguar një mesazh vëllat të saj në telefon ku shkruan: “Nuk mundem më, amanet fëmijët”.

Nëna e dy fëmijëve raportohet se ka pirë 3 kokrra fostoksinë pas një debati në telefon me bashkëshortin e saj, Ç.K, i cili prej një viti jeton në Selanik të Greqisë.

Ende është mister shkaku i vetëhelmimit të nënës së dy fëmijëve, ndërkohë që në lajmërimin e vjekjes nuk përmendet emri i bashkëshortit, vetëm prindërit, vëllai dhe fëmijët.

Burime bëjnë me dije se 41-vjeçarja ka kërkuar në momentet e fundit të jetës ta varrosnin në fshatin Banaj pranë familjes së saj.

SHKARKO APP