Amaneti i gjyshit, 8 viktimat do të prehen në tokën me ullinj (FOTO)

8 arkivole dolën nga një derë. Dora gjakatare e 24-vjeçarit Ridvan Zykaj, ekzekutoi dje me kallashnikov kushërinjtë e tij. 6 arkëmorte në ngjyrë kafe dhe 2 të bardhë, ku prehen Sara dhe Ledjoni, motra 17-vjeç dhe vëllai vetëm 6-vjeç, mes lotëve dhe britmave janë përcjellë për në vendin ku do të prehen, pranë pemëve të familjes Zykaj.

Familjarët e familjes Zykaj do të plotësojnë amanetin e fundit që kishte lënë sa ishte gjallë Demir Zykaj, kryefamiljari i këtij trungu, se kur të vdiste donte të prehej në tokat e tij.

Mund të konsiderohet si tragjedia më e rëndë e ndodhur vitet e fundit në Shqipëri. Pamjet që vijnë nga tre banesat e fshatit Resulaj në Selenicë shkojnë përtej imagjinatës. Tetë arkivole kanë dalë njëri pas tjetrit nga tre shtëpi duke mbyllur përfundimisht këto dyer.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ceremoninë e varrimit janë mbajture edhe fjalime prekëse, ku është kërkuar që shteti të dënojë autorin e krimit të rëndë. Ngjarja e djeshme cilësohet si nga më të rëndat që është dëgjuar në këto 30 vitet e fundit, ndërsa në ceremonia marrin pjesë jo vetëm familjarë, e të afërm, por banorë të fshatit e qindra qytetarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

VIKTIMAT

1- Demir Zykaj, 75-vjeç (Vëllai i gjyshit të autorit)
2- Ferie Zykaj, 72-vjeç, (Gruaja e Demirit)
3- Besim Zykaj, 42-vjeç (Djali i demirit)
4- Vasilika Zykaj, (Gruaja e Besimit)
5- Sara Zykaj, 17-vjeç (Vajza e Besimit)
6- Ledjon Zykaj, 6 vjeç (Djali i Besimit)
7- Azem Zykaj (Djali i Demirit)
8- Afërdita Zykaj (Gruaja e Azemit)

12 ora nga masakra, Policia arriti të kap autorin, 24-vjeçarin Ridvan Zykaj, i cili në dëshminë e dhënë para togave të zeza është shprehur se ngjarja erdhi pas akuzave se ai kishte vjedhur pula.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?