Ambasada amerikane: Anulohen të gjitha takimet rutinë për viza

Ambasada amerikane në Tiranë njoftoi sot se ka anuluar të gjitha takimet rutinë për viza. Deklarata erdhi pasi Presidenti Donald Trump nënshkroi të mërkurën një urdhër ekzekutiv për të pezulluar emigracionin në Shtetet e Bashkuara për 60 ditë.

Në njoftim thuhet:

“Në përgjigje të sfidave mbarë botërore lidhur me pandeminë COVID-19, Departamenti i Shtetit pezulloi shërbimet rutinë të vizave në të gjitha Ambasadat dhe Konsullatat Amerikane duke filluar nga data 20 mars 2020.

Ambasadat dhe Konsullatat kanë anulluar të gjitha takimet rutinë të vizave dhe shërbimeve për qytetarët amerikanë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ofron vetëm shërbime në raste emergjencash.”

“Gjatë kësaj periudhe, Ambasada do të marrë në konsideratë vetëm kërkesat për takime të vizave jo-imigruese me bazë humanitare”.

Për më shumë informacion mbi vizat, klikoni këtu: https://bit.ly/3cE8BSB
Për më shumë informacion mbi shërbimet për qytetarët amerikanë, klikoni këtu: https://bit.ly/2yDE9t6

SHKARKO APP