Ambasada Amerikane i përgjigjet Berishës: Do luftojmë korrupsionin me çdo instrument

Pas konferencës për shtyp që mbajti ish-kryeministri Sali Berisha, nuk ka vonuar as reagimi nga Ambasada Amerikane në Tiranë. Zyra e shtypit e ambasadës amerikane, thekson se qëndrimi i SHBA-ve për vendimin “non grata” do të mbetet i pandryshuar. Në deklaratë shtohet edhe se për luftën ndaj korrupsionit Shtettet e Bashkuara të Amerikës do të përdorin çdo instrument ligjor që kanë në dispozicion.

“Midis urdhërit ekzekutiv të Presidentit Biden, shpalljes nga sekretari i shtetit Blinken, deklaratave të ambasadores Kim përpara shtypit medias javën e kaluar dhe editorialit të saj këtë javë, qëndrimi i SHBA është i qartë dhe i pandryshuar: Lufta kundër korrupsionit përbën një interes thelbesor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe ne do të përdorim të gjitha instrumentet që kemi në dispozicion për tu përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë”,-thuhet në reagimin e Ambasadës.

Sot Berisha publikoi padinë e ngritur ndaj Blinken, ndërsa iu drejtua Sekretarit Amerikan, por dhe ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila kërkoi mosfutjen e tij në Parlament, që të nxjerrin faktet, provat dhe dokumentet.

SHKARKO APP