Ambasada amerikane jep njoftimin e rëndësishëm për të gjithë ata që duan të studiojnë në SHBA

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka dhënë një njoftim shumë të rëndësishëm për të gjithë ata që duan të studiojnë në SHBA. Në njoftimin e Ambasadës thuhet se kjo mundësi u ofrohet të gjithë atyre që duan të studiojnë me ose pa diplomë përmes programeve prestigjioze Fulbright dhe Humphrey.

Jeni të interesuar të studioni në Shtetet e Bashkuara? Ambasada e SHBA ofron mundësi akademike (me dhe pa diplomë) për shqiptarët përmes programeve tona prestigjioze Fulbright dhe Humphrey. Zyra për Marrëdhëniet me Publikun po zhvillon seanca informuese për vitin akademik 2023-2024.Stafi i ambasadës amerikane, organizon seancën e radhës informuese jo-virtuale të martën, më 31 maj, nga ora 15:30 deri në 17:00 në Këndin Amerikan në Tiranë”, thuhet në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?