Ambasada amerikane: Me viza turistike nuk mund të punoni në SHBA

Ambasada amerikane dha këshillën e radhës sot për qytetarët shqiptarë që kërkojnë viza amerikane.

“Do të udhëtoni në SHBA për pushime këtë verë? Sigurohuni që të respektoni të gjitha rregullat e vizës tuaj! Ju nuk mund të punoni ose të shkoni në shkollë ndërsa jeni në SHBA me vizë turistike. Mosrespektimi i rregullave mund ta bëjë më të vështirë për ju që të merrni një vizë tjetër në të ardhmen.”

Ambasada ka hapur bashkëbisedimin me qytetarët sot në facebook: “Keni pyetje për çfarë është e lejuar të bëni ose jo ndërkohë që jeni në SHBA me një vizë turistike? Pyesni” thuhet në vijim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?