Ambasada amerikane në Moskë thirrje qytetarëve të saj: Largohuni urgjent nga Rusia
Ambasada amerikane në Moskë, ka dalë me një thirrje ndaj shtetasve amerikanë që të largohen urgjentisht nga Rusia.
“Qytetarët amerikanë nuk do të duhej të udhëtonin në Rusi, e ata që jetojnë apo udhëtojnë në Rusi, do të duhej menjëherë të largoheshin nga Rusia”, thuhet në reagim.
Ambasada amerikane ngre alarmin se pas vendimit të 21 shtatorit, kur qeveria ruse filloi mobilizimin e qytetarëve për tu bashkuar ne lufte kunder Ukrainës, Rusia mund të refuzojë të njohë shtetësinë amerikane të shtetasve që kanë shtetësi të dyfishtë.
“Udhëtimet me vetura dhe autobusë mbeten të hapura. Nëse dëshironi të largoheni nga Rusia, duhet të organizoni udhëtime individuale sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet ndër tjera nga ambasada amerikane në Moskë – duke paralajmëruar se mundësitë për transport mund të kufizohen akoma më shumë.