Ambasada Amerikane në Tiranë: E papranueshme që prindër të huaj të përdorin një vizë turistike amerikane me qëllimin parësor për të lindur atje

Ambasada Amerikane në Tiranë, thotë se është e papranueshme që prindër të huaj të përdorin një vizë turistike amerikane me qëllimin parësor për të lindur atje, që të sigurojnë nënshtetësinë për fëmijën. Ky është mesazhi për qytetarët shqiptarë, të cilëve u bën thirrje të mos keqpërdorin vizat turistike dhe të mos udhëtojnë për të lindur në SHBA.

Mesazhi i plotë

Është e papranueshme që prindër të huaj të përdorin një vizë turistike amerikane me qëllimin parësor për të lindur në Shtetet e Bashkuara që të sigurojnë nënshtetësinë për fëmijën, çka mund të përfshijë edhe shpenzime për kujdesin mjekësor që mbulohen nga taksapaguesit amerikanë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky njihet si “turizmi i lindjes” dhe oficerët konsullorë të ShBA refuzojnë të gjitha aplikimet për viza të tilla sipas ligjit të emigracionit të ShBA.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata që keqpërdorin sistemin tonë të emigracionit përmes turizmit të lindjes mund të humbasin të drejtën për viza në të ardhmen ose për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara.

Kjo është një mënyrë më shumë se si Departamenti Amerikan i Shtetit po u shërben dhe mbron taksapaguesit dhe komunitetet amerikane”, shkruan Ambasada Amerikane në rrjetet sociale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?