Ambasada Amerikane: Nëse gënjeni për të marrë një vizë do të përballeni me ndëshkime serioze

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës deklaron se të gjitha aplikantët për viza duhet të dëshmojnë se kualifikohen për një vizë në mënyrë që të vijnë në Shtetet e Bashkuara. Në një postim në rrjetet sociale shkruhet se nëse gënjeni për të marrë një vizë do të përballeni me ndëshkime serioze.

Ndër këto ndëshkime përfshihen burgimi, dëbimi dhe ndalimi i përhershëm i marrjes së vizës amerikane në të ardhmen.

“Të gjithë aplikantët për vizë duhet të dëshmojnë se kualifikohen për një vizë në mënyrë që të vijnë në Shtetet e Bashkuara. Kjo përfshin qëllimin për të qenë në përputhje me ligjet tona. Nëse gënjeni për të marrë një vizë, punoni në mënyrë të paligjshme ose qëndroni në Shtetet e Bashkuara pas skadimit të vizës ose programit të udhëtimit pa vizë, do të përballeni me ndëshkime serioze. Këto përfshijnë burgimin, dëbimin dhe ndalimin e përhershëm të marrjes së vizës amerikane në të ardhmen”, thuhet në postim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?