Ambasada Amerikane: Prokurori i SPAK dhe hetuesit e BKH në Uashington për trajnim
Një prokuror i SPAK-ut dhe një grup hetuesish të Byrosë Kombëtare të Hetimit javën e kaluar, u takuan në Uashington D.C. me zyrtarë nga Departamenti i Drejtësisë dhe Departamenti i Shtetit, Byroja Federale e Hetimit (FBI), Administrata për Luftën Ndaj Narkotikëve (DEA), Qendra për Koordinim dhe Analizë e Maryland, dhe Departamenti i Policisë së Baltimorës (BPD).
Ambasada Amerikane njofton se “ata u takuan edhe me një drejtues të Departamentit të Drejtësisë, i cili ka udhëhequr hetimet dhe ndjekjet penale të nivelit të lartë për korrupsionin publik si prokuror federal”.
Këtë javë, grupi është në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, duke u trajnuar dhe ndarë përvojat me agjentët dhe ekspertët nga agjencia më e madhe e ligjzbatimit në botë. Një grup i dytë hetuesish do të ndjekë të njëjtin program javën e ardhshme.
Vizitat e këtij muaji nisën më 3 gusht, me takime të nivelit ekzekutiv mes agjencive ndërinstitucionale të Shteteve të Bashkuara dhe Prokurorisë së Posaçme dhe BKH-së në SPAK”.
Pra ata janë për arrestime VIP në Tiranë gjatë vjeshtës.