Ambasada amerikane: Protestat duhet të mbeten paqësore

 

Në një deklaratë për shtyp, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dënuar dhunën e ndodhur gjatë protestës së sotme në Tiranë.

Sipas saj, e drejta e qytetarëve për t’u mbledhur, për t’i bërë kërkesa qeverisë dhe për të protestuar paqësisht është simboli i një shoqërie të lirë dhe të shëndetshme.

Por shton se sidoqoftë, akte të tilla si hedhja e gurëve, vënia flakë strukturave dhe dëmtimi i pronës publike nuk përputhen me vlerat demokratike.

“I bëjmë thirrje Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të gjitha partive të tjera t’i hedhin poshtë këto akte dhe të marrin të gjitha hapat e nevojshëm për t’u siguruar që në të ardhmen protestat të mbeten paqësore dhe konstruktive”, citon ambasada e SHBA-ve.

 

 

 

SHKARKO APP