Ambasada amerikane: Rrugë të mbarë, ambasadori Lu

Pasi mandati i tij përfundoi në Tiranë, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë i ka uruar rrugë të mbarë ambasadorit Donald Lu.

Teksa qëndroi për 4 vite në Shqipëri me misionin e tij ambasadori Donald Lu do të vijojë karrierën diplomatike si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kirgistan. “Rrugë të mbarë, Ambasador Lu! ??️??️”, shkruhet përkrah fotos-karikaturë që ka zgjedhur ambasada.

Donald Lu do të mbahet mend si ambasadori, i cili përmendi emra personash me rrezikshmëri të lartë si Klement Balili, i njohur ndryshe si “Eskobari” i Ballkanit, por edhe emra të tjerë dhe grupe kriminale që veprojnë në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?