Ambasada Britanike, kritika qeverisë: Ndryshimet e sotme u bënë pa konsensus dhe pa dakordësinë e Këshillit Politik
Ambasadës Britanike në Tiranë, e cila kishte rol aktiv në marrëveshjen e 5 qershorit, ka reaguar kundër ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, të cilat u votuan sot në Kuvend.
“Marrëveshja e 5 qershorit ishte një hap i rëndësishëm përpara, i arritur përmes dialogut dhe negociatave. Shprehim keqardhje që ndryshimet e sotme janë bërë pa dakordësinë e Këshillit Politik dhe pa shteruar përpjekjet për të gjetur konsensus”,- thuhet në reagimin e Ambasadës Britanike.
Me herët, Ambasada Amerikane shprehu keqardhje për mos arritjen e Konensusi në Këshillin Politik, për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. “Sot, partia qeverisëse ndaloi diskutimet në Këshillin Politik dhe votoi për të miratuar ndryshime domethënëse të rregullave që do të qeverisin zgjedhjet e 25 prillit. Ndërkohë që ishte brenda kompetencave të parlamentit për t’i miratuar këto ndryshime, dhe ndërkohë që këto ndryshime janë shtesë – dhe jo shkelje – të marrëveshjes së 5 qershorit, është për të ardhur keq që shumica dështoi të respektonte përkushtimin e deklaruar prej vetë asaj për të kërkuar emërues të përbashkët në Këshillin Politik”,- thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA.
Me tone të forta kritike ka reaguar dhe Eurodeputeti Michael Gahler, Përfaqësues për Politikën e Jashtme në PPE. “Me votimin e sotëm për të shkelur marrëveshjen e 5 qershorit, të ndërmjetësuar nga BE-së, Kryeministri shqiptar Edi Rama hodhi një hije të errët mbi zgjedhjet e përgjithshme të prillit të ardhshëm, që supozohej të ishin të lira dhe të ndershme dhe më demokratike se të mëparshmet. Me këtë votim, Rama qartë pengon integrimin e Shqipërisë në BE. Më saktë, shkelja e marrëveshjes së 5 qershorit mund të shtyjë Konferencën e parë Ndërqeveritare si hapin e parë për fillimin e negociatave reale të pranimit në BE. Shqipëria meriton shumë më mirë se kaq. Ne i bëjmë thirrje Presidentit të Shqipërisë ta kthejë ligjin e sotëm në Parlament. I bëjmë thirrje Kryeministrit Rama të rishikojë pozicionin e tij për hir të së ardhmes evropiane të popullit shqiptar”,- deklaroi përfaqësuesi i PPE.
Lexoni edhe…
- SHBA reagon për votimin e njëanshëm të Kodit Zgjedhor: Qeveria dështoi të respektonte rregullat e Këshillit Politik
- Reagim i ashpër i PPE: Rama minoi zgjedhjet. Presidenti të kthejë ligjet e miratura sot
- Parlament/ Kryeministri lajthit dhe sulmon Presidentin e Republikës
- Basha: Rama shkatërroi 5 Qershorin, hapi i fundit drejt greminës
- Kryemadhi: Rama kufomë politike, parfumet e shtrenjta s’ia heqin dot erën e kufomës
- Njeriu që futi në Kuvend kriminelët sulmon presidentin
- Meta i përgjigjet Ramës: Shqipëria kurrë s’ka njohur trafikant më të papërgjegjshëm se sa ti
- Votimi i njëanshëm i Kodit/Partia Republikane: Rama vulosi turpin e vet
- Reagimi i ashpër i PPE, Gjosha: Të cënosh Integrimin në këtë pikë, krim ndaj vendit
- Votimi i Kodit, Gjekmarkaj: Në kufijtë e një grushti shteti
KOHA JONË SONDAZH

