Ambasada Bullgare dhuron 450 paketa ushqimore për Bashkinë Pogradec, Pustec, Librazhd dhe Prrenjas

450 paketa ushqimore u dhuruan për Bashkinë Pogradec, Pustec, Librazhd dhe Prrenjas nga Ambasada Bullgare në Shqipëri.

Vetë Shkëlqesia e Tij Ambasador Momtchil Raytchevski ishte i pranishëm në Pogradec ku iu dorëzoi përfaqësueseve të bashkive respektive paketat ushqimore të cilat do të shpërndahen për familjet nevojtare në këto bashki dhe që janë gjendur në vështirësi ekonomike si pasojë e pandemisë së krijuar nga Covid 19.

Pasi u pritën në takim nga kryetari i Bashkisë Ilir Xhakolli ky i fundit shprehu mirënjohjen e tij në lidhje me solidaritetin e treguar nga shteti Bullgar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq Ambasadori shtoi se kjo është një shenjë solidariteti që shteti Bullgar bën me vendin tonë dhe Bashkitë që janë përfshirë janë në qarkun e Korçës, Elbasanit dhe Kukësit ku 450 paketa janë vetëm për Pogradec, Pustec, Librazhd dhe Përrenjas.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, nga Pogradeci Ambasadori ka folur edhe rreth procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, sipas tij tashme detyrat dhe agjenda është e qartë dhe duhet vetëm punë për t’i arritur ashtu siç shprehu edhe vlerësimin e tij në lidhje me frymën e dialogut mes palëve për reformën zgjedhore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?