Ambasada e Iranit: Nuk ka qytetarë iranianë të arrestuar në Tiranë
Ambasada e Iranit në Tiranë ka reaguar lidhur me lajmet e botuara nga mediat në Shqipëri për ndalimin e dy qytetarëve të iranianë disa ditë më parë në Tiranë.
Në një njoftim për mediat, ambasada shprehet se dy qytetarët ishin gazetarë që kishin ardhur në Tiranë me ftesë të Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Edmond Brahimaj.
Ambasada mohon që qytetarët iranianë të jenë arrestuar dhe kërkon nga mediat në Tiranë të jenë të kujdesshme në transmetimin e informacioneve.
Selia diplomatike në Tiranë shprehet se mes Iranit dhe Shqipërisë ka marrëveshje për lëvizjen e lirë të turistëve dhe biznesmenëve në vendet respektive.

Deklarata për shtyp e Ambasadës së Iranit në Tiranë
KOHA JONË SONDAZH

