Ambasada e Iranit: Qëndrimet e Majkos nuk përputhen me ato të qeverisë shqiptare
Ambasada e Iranit në Tiranë ka bërë sot një reagim lidhur me deklaratat e Ministrit për Diasporën, Pandeli Majko.
Ish-kryeministri Pandeli Majko është ndër politikanët që mbështet kauzën e muxhahedinëvë iranianë të cilët janë vendosur prej disa vitesh në Shqipëri. Muxhahedinët njihen si opozita zyrtare e regjimit të Iranit. Jo pak herë, Pandeli Majko, në linjën e qëndrimeve që mban politika e SHBA për zhvillimet në Iran dhe muxhahedinët në Shqipëri, ka folur për nevojën e ndryshimit të sistemit polik në Iran.
Këto deklarata kanë nxitur dhe reagimin e ambasadës së Teheranit në Tiranë duke saktësuar, sipas tyre, se qëndrimet e Majkos janë të ndryshme nga qëndrimet e qeverisë Shqiptare.
KOHA JONË SONDAZH

