Ambasada e Kuvajtit në Shqipëri përkujton 58-vjetorin e pavarësisë
58 vjetori i pavarësisë që përkon edhe me 28 vjetorin e çlirimit të Kuvajtit është përkujtuar me një ceremoni të veçantë nga ambasada e këtij vendi në Tiranë. Ambasadori Fayez Mishari Al-Jassim në fjalën e tij tha se marrëdhëniet e Kuvajtit me Shqipërinë kanë ardhur në ngjitje. Në ceremoni morën pjesë krerë institucionesh, personalitete të biznesit e medias si dhe përfaqësues të trupit diplomatik.
”Marrëdhëniet Kuvajt-Shqipëri janë në rritje të vazhdueshme, siç është edhe reflektuar gjatë viteve të fundit, duke demonstruar thellësinë e lidhjeve vëllazërore ndërmjet dy kombeve miq. Sot, ne festojmë 50-vjetorin e fillimit të procesit të bashkëpunimit në marrëdhëniet tona, për ta vazhduar më tej frymën e bashkëpunimit në përmbushje të aspiratave të udhëheqjes dhe popujve të të dy vendeve”.
Diplomati kuvajtian theksoi se anëtarësimi i Kuvajtit në Këshillin e Sigurimit për vitin 2018-2019 është një arritje e madhe në politikën e jashtme të Kuvajtit, pasi mund të kontribuojnë në zgjidhjen e çështjeve humanitare që sigurojnë paqen.
Në këtë pritje merrnin pjesë personalitete të shtetit shqiptar si Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kryetari i parlamentit, Gramoz Ruci, princ Leka, anëtarë të parlamentit, përfaqësues të medias, të trupit diplomatik në Tiranë, miq dhe të ftuar. Ceremonia vijoi me prerjen e tortës së rastit nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe ambasadori i shtetit të Kuvajtit, Fayez Mishari Al-Jassim.
KOHA JONË SONDAZH

