Ambasada e SHBA: Dekriminalizmi, vendim i guximshëm

 

 

Ambasada e SHBA ka versuar sot miratimin nga Kuvendit të ligjit për dekriminalizmit. Në në një deklaratë për mediat, ambasada e quan këtë votim si një hap të guximshëm.

“Ambasada e SHBA mirëpret vendimin e guximshëm të parlamentit shqiptar për miratimin e ligjit për dekriminalizimi. Ky ligj është më i ashpri në Europë kundër kriminelëve në politikë. Ndërkohë që ky ligj është rezultat i punës së madhe si nga shumica ashtu edhe nga, në fund të fundit ai është një fitore për qytetarët shqiptarë që duan qeverisje të pastër dhe fundin e korrupsionit. Ndërsa mbetet ende shumë punë për t’u bërë në luftën e Shqipërisë kundër krimit dhe korrupsionit, ky ligj përfaqëson një hap të rëndësishëm për të ulur ndikimin e elementëve kriminalë në vend”,- thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.

SHKARKO APP