Ambasada e SHBA, mesazh qytetarëve amerikanë në Shqipëri për rrezikun e terrorizmit

 

Rreziku i sulmeve terroriste edhe në vendin tonë, ka vënë në alarm edhe Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e cila ka paralajmëruar qytetarët e saj që të tregohen të vëmendshëm.

Me anë të një njoftimi në faqen e saj zyrtare të publikuar që në datë 20 nëntor, Ambasada Amerikane i fton ata që për çdo dyshim të njoftojnë Policinë e Shtetit.

“Sulmet e fundit terroriste, qoftë nga ata lidhur me subjekte terroriste, apo autorë të veçantë, të shërbejë si një kujtesë se qytetarët e SHBA duhet të mbajnë një nivel të lartë të vigjilencës dhe të marrin hapat e duhura për të rritur ndërgjegjësimin e tyre të sigurisë. Ata duhet të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë te Policia e Shtetit duke formuar numrin 129”, thuhet në faqen e Ambasadës amerikane.

SHKARKO APP