Ambasada e SHBA në Ukrainë thirrje qytetarëve të saj: Largohuni me mënyra private, situata është e paparashikueshme

Ambasada Amerikane në Kiev u bën thirrje qytetarëve amerikanëve në Ukrainë që të largohen nga vendi me mjete private, nëse kanë mundësinë për ta bërë diçka të tillë. Ambasada e cilëson situatën në Ukrainë të paparashikueshme dhe kërkoi kujdes nga qytetarët për rrugët që do ndjekin. Shumë prej rrugëve në Ukrainë janë të mbipopulluara dhe të ekspozuara nga operacionet luftarake.Ambasada ka paralajmëruar se shumica e kalimeve  kufitare në Poloni – e cila shtrihet drejtpërdrejt në lindje të Ukrainës dhe Moldavi, janë të mbingarkuara dhe se njerëzit atje presin jashtëzakonisht gjatë, ndonjëherë deri në 30 orë. Komisionari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) tha se rreth 368,000 njerëz kanë ikur nga Ukraina në vendet fqinje qëkur ka nisur pushtimi rus, më 24 shkurt. Rreth 150,000 prej tyre kanë shkuar në Poloni.

SHKARKO APP