Ambasada e SHBA porosit qytetarët amerikanë për protestën e sotme
Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale për sa i përket protestës së sotme.
Në reagimin e tyre, Ambasada bën thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë që jetojnë në Shqipëri, që të kenë kujdes në këtë demonstratë. Ambasada thotë se të gjithë qytetarët e SHBA-ve duhet të shmangin daljen në bulevardin ku mbahet protesta si dhe të shmangin vendet ku mbahen tubime me shumë njerëz.
Njoftimi i Ambasadës Amerikane:
Sot në afërsi të Ministrisë së Brendshme në Tiranë, thuajse në qendër të qytetit mbahet një protestë. Kjo protestë pritet që të nisë në orën 16.30 minuta dhe nuk dihet sesa zgjat. Qytetarët amerikanë që jetojnë në Shqipëri duhet të kenë kujdes dhe të shmangin daljen në këto zona:
Shmangni vendet e mundshme të protestës, përfshirë Bulevardin Kombëtar.
Shmangni çdo tubim publik të njerëzve.
Monitoroni median lokale për të qenë në dijeni të asaj që ndodh
Jini të vetëdijshëm për rrethanat tuaja
Mbani një profil të ulët