Ambasada e SHBA: Rusia të marrë përsipër përgjegjësinë
Ambasada amerikane në Tiranë, ka reaguar sërisht për dëbimin e 137 diplomatëve rusë, nga 23 vende, përfshirë dhe 2 diplomatët rus në Shqipëri.
Në mesazhin e përcjellë sot publikisht në rrjetet sociale, ambasada shprehet: “Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Rusisë të marrë përsipër përgjegjësinë për veprimet e saj dhe t’i tregojë botës se është e aftë të përmbushë angazhimet dhe përgjegjësitë e saj ndërkombëtare si anëtare e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, në mbështetje të paqes dhe sigurisë kombëtare.”
Dje, Shqipëria dëboi dy diplomatër rusë, Vladislav Filipovin, atashe ushatarak dhe Alexey Nikolaevich Balashovi, sekretar i parë i Ambasadës së Rusisë në Tiranë.
Dëbimi i diplomatëve rusë, 137 deri më sot nga 23 vende, ka ardhur pas incidentit të rëndë në Salisbyru të Britanisë së Madhe, helmimit me agjentë kimikë të një ish-spiuni rus dhe vajzës së tij.
KOHA JONË SONDAZH

