Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Fuqizojmë gratë dhe vajzat në fushën e zbatimit të ligjit
Nga data 1 deri më 5 shtator, një delegacion i përbashkët shqiptaro-amerikan i grave në fushën e zbatimit të ligjit është në Çikago me Shoqatën Ndërkombëtare të Grave në Polici 2024.
Ambasada e SHBA-së në Tiranë, përmes një postimi në rrjetet sociale, bën të ditur se ato do të përfshihen në seminare dhe trajnime mbi mirëqenien, mentorimin, rekrutimin, udhëheqjen, marrëdhëniet me komunitetin, si dhe diversitetin, barazinë, përfshirjen dhe aksesueshmërinë (DEIA).
Postimi i plotë
Nga data 1 deri më 5 shtator, një delegacion i përbashkët shqiptaro-amerikan i grave në fushën e zbatimit të ligjit është në Çikago me Shoqatën Ndërkombëtare të Grave në Polici 2024. Duke përfaqësuar më shumë se 70 vende, ato do të përfshihen në seminare dhe trajnime mbi mirëqenien, mentorimin, rekrutimin, udhëheqjen, marrëdhëniet me komunitetin, si dhe Diversitetin, Barazinë, Përfshirjen dhe Aksesueshmërinë (DEIA). Së bashku, po nxisim bashkëpunimin global dhe fuqizojmë gratë dhe vajzat në fushën e zbatimit të ligjit.