Ambasada e SHBA uron: Gëzuar 80-vjetorin e Çlirimit, Shqipëri!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, përmes një postimi në rrjetet sociale ka shpërndarë një urim me rastin e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.

“Këtë vit, Shqipëria shënon 80 vjet nga çlirimi i saj prej pushtimit nazist në Luftën e Dytë Botërore, kohë për të nderuar sakrificat dhe për të festuar qëndrueshmërinë që i dha formë historisë së saj. Gëzuar 80-vjetorin e Çlirimit, Shqipëri!”, thuhet në postim.

Shqiptarët festojnë sot 29 Nëntorin, 80-vjetorin e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë.

Këshilli i Ministrave e shpalli këtë vit si Vit Jubilar Mbarëkombëtar për të shërbyer për përkujtimin e përfundimit të betejës së shqiptarëve për çlirimin nga pushtimi nazifashist, si një përkujtesë e detyrës qytetare të çdo shtetasi shqiptar për të mbrojtur atdheun kur ai është në rrezik. Në këtë kuadër, të gjitha institucionet shtetërore e përçuan këtë mesazh, përmes logos së miratuar, në çdo shkresë zyrtare, e cila do të vazhdojë të përdoret deri në fund të vitit 2024.

/r.e/

SHKARKO APP