Ambasada e SHBA-ve, thirrje prokurorëve të aplikojnë për KLP

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë i bën thirrje prokurorëve shqiptarë që të aplikojnë të hyrë në garën për një post në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Ambasada e ka bërë njoftimin përmes një postimi në rrjetin social, duke i bërë thirrje prokurorëve patriotë, të ndershëm dhe me integritet, që të dalin përpara për t’i shërbyer vendit të tyre.

Postimi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që vërtet i shërben interesave të qytetarëve të saj. Iu bëjmë thirrje prokurorëve të ndershëm, patriotë dhe me integritet që të bëjnë përpara dhe t’i shërbejnë vendit të tyre në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Bëhuni pjesë e të ardhmes së Shqipërisë!

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/10155878527755838

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?