Ambasada e SHBA-ve u bën thirrje muzikantëve të rinj për pjesëmarrje në programin OneBeat

Të rinjtë shqiptarë të apasionuar të muzikës kanë një mundësi të artë të përmbushin ëndrrën e tyre, duke u bërë pjesë e një projekti ambicioz, i cili do t’u japë mundësi dhe t’u çelë rrugë atyre që kanë se çfarë të ofrojnë në lëmin e mizikës.

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, në faqëen e saj zyrtare në Facebook ka shpërndarë një njoftim përmes të cilit ajo u bë “Thirrje të gjithë muzikantëve të rinj në Shqipëri! Programi OneBeat pranon aplikime nga 6 gushti deri më 6 shtator 2024. Kjo është mundësia juaj për t’iu bashkuar një programi njëmujor në Shtetet e Bashkuara në pranverën e 2025! Ftohen të aplikojnë muzikantë të moshës 19-35 vjeç nga 54 vende, përfshirë nga Shqipëria.”

Zbuloni më shumë: https://1beat.org/ 

OneBeat është një program ndërkombëtar i krijuar për të bashkuar muzikantë të rinj nga vende të ndryshme për të krijuar, bashkëpunuar dhe ndarë muzikën e tyre me komunitete të ndryshme. Ky program është themeluar nga Departamenti i Shtetit Amerikan dhe drejtohet nga organizata Found Sound Nation.

Qëllimet kryesore të OneBeat janë që muzikantët e përzgjedhur mblidhen për të krijuar muzikë të re dhe të ndajnë ide artistike, duke theksuar rëndësinë e diversitetit kulturor.

Përmes koncerteve, punëtorive dhe aktiviteteve të tjera, pjesëmarrësit ndërveprojnë me komunitete të ndryshme për të ndarë dhe mësuar nga njëri-tjetri.

Muzikantët që marrin pjesë në OneBeat krijojnë vepra të reja gjatë programit, të cilat më pas performohen live dhe shpesh regjistrohen për publikimin e tyre më vonë.

Muzikantët kalojnë disa javë në një rezidencë ku punojnë së bashku për të krijuar muzikë të re.

Pas rezidencës, grupi zakonisht bën një turne në Shtetet e Bashkuara ose në vende të tjera për të performuar dhe për të angazhuar komunitetet përmes muzikës.

Programi synon të inkurajojë dialogun ndërkulturor dhe të promovojë muzikën si një mjet për ndërtimin e lidhjeve ndërkombëtare dhe për zgjidhjen e problemeve sociale.

Mundësi të tilla janë një rast që nuk duhet humbur dhe një shans që duhet marrë nga secili i përfshirë në këtë projek me seriozitetin e duhur dhe vlerësuar maksimalisht. Sepse fare mirë kjo mund të jetë një prej portave kryesore të së ardhmes së atyre që kanë ëndrra, atyre që kanë talent, atyre që besojnë. Nuk ka kohë për të humbur. Ka vetëm mundësi që duhet shfrytëzuar. Fati nuk pikon nga qielli. Zoti nuk zbret në tokë t’u tregojë udhët, ai vjen përmes një mundësie si kjo.

Albert Vataj / Koha Jonë

 

SHKARKO APP