Ambasada franceze dhuron 1 mijë maska mbrojtëse për bashkinë e Durrësit

Në kuadër të ndihmës për përballimin e situatës nga COVID-19 ambasada franceze ka dhuruar 1 mijë maska mbrojtëse për punonjësit e bashkisë së Durrësit.

Ndihmat janë dhënë nga ambasadorja franceze  në vendin tonë Christina Vasak kryetarit të bashkisë së Durrësit Zhuljen Varfaj.

Maskat e dhuruara do të do të shërbejnë për të mbrojtur punonjësit e bashkisë, vullnetarët dhe të gjitha ekipet në terren që punojnë çdo ditë në shërbim të familjeve më në nevojë ashtu edhe në zbatimin rigoroz të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

SHKARKO APP