Ambasada franceze: Mos qarkulloni para parlamentit ditën e enjte. Ka përplasje

 

Të enjten PD do të rrethojë parlamentitn . Shtetasit francezë në Shqipëri duhet të shmangin të enjten rrugën pranë parlamentit shqiptar. Ky është apeli i Ambasadës franceze në Tiranë, për shkak të protestës së opozitës që është parashikuar të zhvillohet më 17 dhjetor në orë 10:00.

“Partia Demokratike do te organizoje këtë të enjte, me 17 dhjetor, ora 10:00, një demonstratë në frontin e parlamentit për të penguar miratimin e buxhetit 2016. Si rezultat i kësaj, ambasada franceze rekomandon shtetasit franceze të mos qarkullojne në këtë aks kryeqytetit”, thuhet në njofrimin e shpërndarë përmes faqes zyrtare të ambasadës.

Po kështu të gjitha ambsadat perendimore kanë lëshuar këtë mesazh për nënshtetasit e tyre pasi kanë informacione të besueshme se do të ketë përplasje të dhunshme.

SHKARKO APP