Ambasada Greke në Tiranë: Asnjë shqiptar që do të hyjë në Shqipëri nuk pengohet në kufi. Kemi zgjatur lejet e qëndrimit
Ambasada Greke në Tiranë ka sqaruar gjithë qytetarët shqiptarët që duan të vijnë nga Greqia për në Shqipëri, se nuk ka asnjë masë kufizuese ndaj tyre.
Ambasada njofton se autoritet helene kanë krijuar lehtësira dhe për zgjatjen e lejeve të qëndrimit.
“Në lidhje me informacione konfuze që transmetohen prej mediave shqiptare për vështirësi me të cilat përballen qytetarë Shqiptarë të cilët dëshirojnë të vijnë nga Greqia për në Shqipëri, Ambasada e Greqisë në Tiranë sqaron se absolutisht në asnjë rast Autoritetet Greke nuk pengojnë daljen nga vendi të qytetarëve Shqiptarë që dëshirojnë të hyjnë në Shqipëri nëpërmjet pikave kufitare të kalimit Greqi – Shqipëri. Për më tepër, janë dekretuar amendime të posaçme që parashikojnë zgjatje të lejeve të qëndrimit që skadojnë brenda afatit kohor gjatë të cilit janë në fuqi masat e jashtëzakonshme”,- thuhet në njoftimin e Ambasadës Greke.