Ambasada greke ofron teste për Covid-19 në fshatrat minoritare

Ambasada greke në Tiranë po u ofron minoritarëve që banojnë në Sarandë, Delvinë dhe Gjirokastër teste falas për Covid-19. Rreth 100 teste falas u kryen së fundmi në fshatin Mursi të Sarandës ku asnjë prej banorëve të testuar nuk rezultoi i prekur nga Covid-19.

Bashkitë Finiq dhe Dropull pritet të vijojnë të përfitojnë gjithashtu. Gazetari Avdiaj tha se nga program i mbështetur nga ambasada greke synohet të testohen kryesisht të moshuarit e vetmuar dhe testet kryen në banesat e tyre pasi ata e kanë të vështirë të lëvizin.

Në zona si në Finiq, procesi i testimit me mbështetje të ambasadës greke, po kryhet që prej muajit shkurt. Disa banorë të fshatrave të minoriteteve janë gjithashtu në listat e vaksinimit kundër Covid-19 në Greqi, por u duhet të paraqiten në qendrat e vaksinimit në shtetin fqinj për të marrë dozën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?