Ambasada italiane jep lajmin e mirë për shqiptarët: Kur nis njohja e patentave në vendin fqinj

Ambasada italiane në vendin tonë ka njoftuar qytetarët lidhur me njohjen e patentave shqiptare në shtetin fqinj.

Në postimin në rrjetet sociale, ambasada bën me dije se marrëveshja për patentat ka hyrë në fuqi që në 12 korrik, por është duke u punuar për zgjidhjen e disa problemeve teknike.

Lidhur me Marrëveshjen mbi patentat, e cila ka hyrë në fuqi më 12 korrik, ju informojmë se janë duke u kryer verifikime për të zgjidhur disa probleme teknike për të bërë të mundur që të interesuarit të mund të paraqesin sa më shpejt kërkesë për konvertimin e patentave të tyre”, thuhet në postimin e Ambasadës Italiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marrëveshja e njohjes së patentave do të jetë e vlefshme për 5 vite, me palët që në përfundim të këtij afati do të ulen të bisedojnë për rinovim të kësaj marrëveshje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?